Big Mama flet për operacionin që i shpëtoi jetën: ‘Dhjami më kishte mbërthyer mushkëritë’

Këngëtarja dhe prezantuesja, Big Mama ditë më parë ka kryer një operacion në Turqi.

Disa probleme me stomakun dhe shtresat dhjamore që këngëtarja ka pasur, e kanë detyruar atë të udhëtojë drejt Turqisë për një ndërhyrje, e cila ka kaluar me sukses.

Në një intervistë të dhënë për “Bluetooth”, këngëtarja rrëfen se kishte kryer një zvogëlim të stomakut dhe gjatë analizave, mjekët kishin konstatuar se duhet të hiqte edhe tëmthin, pasi rrezikonte jetën.

“Kam qenë në një klinikë kirurgjike në Turqi, ku kam operuar lukthin, domethënë e kam zvogëluar, gjatë analizave mjekët kanë konstatuar se duhet të heq edhe tëmthin për shkak se rrezikoja dhe duhej patjetër. Dhjami më kishte mbërthyer të gjithë mushkëritë dhe më është dashur të pastrohem, gjithashtu, për dy javë kam humbur 9 kilogramë”, rrëfen këngëtarja.

“Ka pak ditë që jam kthyer dhe ndihem më mirë, më e lehtësuar nga operacioni. Nuk mund të ha më shumë edhe sikur të dua, sepse lukthi (stomaku) nuk më pranon më shumë. Ndihem më e lehtësuar në organet e frymëmarrjes”, vijon ajo, ndërsa pranon se bëhej fjalë për një ndërhyrje të ndërlikuar nga ku varej edhe jeta e saj, por tani është më mirë dhe po rikuperohet.

Rreth operacionit të saj ka pasur shumë spekulime nëpër media, ku disa prej tyre madje aluduan se këngëtarja ishte prekur nga kanceri dhe kishte humbur zërin.

Vetë Big Mama mohoi gjithçka nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruante se ishte shëndosh si “kokrra e mollës”.

Fillimisht, ju falënderoj shumë të gjithëve që jeni interesuar dhe shkruar për mua e gjendjen time, kam lexuar shkrime të ndryshme e kam dëgjuar muhabete rreth shëndetit tim, por nuk kam mundur që t’u përgjigjem të gjithëve, andaj vendosa që përmes këtij mesazhi t’u them të gjithë miqve dhe dashamirëve, por edhe atyre që shpifin e shpikin: unë jam shumë mirë me shëndet! E vërtetë që kam realizuar një operacion në Turqi për një jetë më të shëndetshme, mirëpo nuk kam pasur as kancer e as nuk e kam humbur vokalin e nuk jam në gjendje kritike, por jam shëndoshë si molla./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur