Çaj me banane dhe kanellë, si ta përgatisni dhe për çfarë shërben!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

banane 52Gjumi i mirë është thelbësor për funksionimin e duhur të të gjithë trupit, si dhe për mirëqenien dhe shëndetin tonë të përgjithshëm.

Mangësia e gjumit mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj dhe të çojë në probleme me shëndetin të tilla si kanceri, obeziteti, dhe diabeti. Modelet e parregullta të gjumit ose pagjumësia mund të çojnë në pasoja të tmerrshme për shëndetin. Ja një recetë natyrale që mund t’juu vijë në ndihmë në raste të tilla.

Përbërësit:

  • 1 banane (organike)
  •  pak kanellë
  • 1 tenxhere të vogël me ujë

Metoda e përgatitjes:

Përgatitja e këtij ilaçi është shumë e lehtë dhe e shpejtë. Ajo çfarë duhet të bëni është të prisni skajet e bananes dhe të vendosni bananen në një tenxhere me ujë të valë. Lereni atë në vlim për rreth 10 minuta dhe pastaj derdhni lëngun në një gotë e madhe (të filtruar). Spërkatni pak kanellë mbi të.

Pini këtë çaj të shijshëm natyral një orë para se të shkoni për të fjetur.

Burimi: healthyfoodhouse.com/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit