Çfarë do të thotë nëse sheh në ëndërr ish të dashurin?

Nëse nuk po arrini të largoni ish-in nga mendja, nuk jeni të vetmit. Në fakt, sipas një ankete të bërë online nga sajti DreamsCloud, njerëzit janë më shumë të predispozuar të ëndërrojnë për ish-in sesa partnerin/en aktual.

Sajti intervistoi mbi 1mijë meshkuj dhe femra se çfarë shihnin më shpesh në ëndërr ndërsa flinin. Interesante ishte fakti që 29% e të anketuarve treguan se ëndërronin më shumë për dashuritë e kaluara, ndërsa vetëm 25% fantazonin për partnerët e tyre aktualë. Dhe, gjejeni çfarë: Më pak se 1 në 5vpersona mund t’iu tregojnë partnerëve nëse kanë parë ëndërr sikur po i tradhtojnë.  Mendojmë se këta njerëz nuk flasin në gjumë, përndryshe do t’iu duhet të japin disa shpjegime të mira.

Por, a është shenjë e keqe që një histori nga e kaluara nuk ju shqitet as në ëndrra? Në përgjithësi, të kesh ndjesi seksuale ose të ëndërrosh për njerëz të tjerë është normale”, thotë konsulentja dhe terapistja e mardhënieve në çift, Anne McKay. Nuk do të thotë medoemos se doni të tradhtoni partnerin, por vetëm që ndiheni rehat me faktin që keni ndjenja për njerëzit e tjerë (sidomos nëse këta persona janë Tom Hardy apo Ryan Gosling…pse vetëm në ëndrra?).

Kjo do të thotë se, ka mundësi që ish-i t’ju shfaqet në ëndërr sepse keni akoma ndjesi këmbëngulëse për të –pozitive apo negative qofshin – që duhet t’i zgjidhni. Edhe nëse këta ëndrra bëhen shumë të shpeshta, nuk do të thotë se marrëdhënia juaj aktuale është e dënuar.

Nëse jeni në një marrëdhënie të plotësuar, atëherë ëndrrat për ish-in nuk duhet të jenë një kërcënim. Por, mund të nënkuptojnë se duhet të mbyllni gjërat me ish-in ose mund të ndiheni në faj për mënyrën se si përfunduan gjërat.

Së fundi, mund të jetë edhe një tregues se marrëdhënia juaj aktuale nuk i plotëson të gjitha nevojat tuaja. Prandaj: Nëse vërtet doni të dini përse po ëndërroni për ish-in, duhet të shikoni çfarë po ndodh me marrëdhënien tuaj me sytë hapur.

Burimi: Women’s Health / Shendeti. com.al

Postime të ngjashme

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për ushqime të gatshme
Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?
Zakone të thjeshta që na përmirësojnë shëndetin
Çelësi për uljen e kolesterolit të lartë qëndron te këto ushqime
Makarona apo oriz: cili është më i lehtë për tretje?
Nëse vuani nga këto sëmundje, konsumoni fara chia
Si ndikon lëngu i karotës në shëndetin tuaj