Çfarë duhet të konsumoni nëse keni dhimbje fyti

Dhimbja e fytit zakonisht shkaktohet nga infeksionet bakteriale, dhe ka gjasa që ky problem të japë simptoma si ato të gripit. Ajo krijon vështirësi në të folur dhe bën që të ikë oreksi. Nëse nuk ushqeheni, atëherë e keni më të vështirë për të marrë veten.

ushqimMë poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që mund të konsumoni në rastet kur keni dhimbje fyti.

Bollguri: Një tas me bollgur ndihmon trupin tuaj të fitojë energji, duke ndihmuar kështu edhe në shërimin e fytit. Bollguri është i pasur me fibër, i cili ul kolesterolin dhe pastron stomakun nga toksina.

Supa me pulë: Dihet tashmë se një tas me supë pule të ngrohtë të gatuar në shtëpi i mund të gjitha ilaçet kur bëhet fjalë për t’u shëruar. Veçanërisht, nëse dhimbja e fytit shoqërohet me hundë të zëna, supa ndihmon në lirimin e hundës, duke e bërë më të lehtë frymëmarrjen.

Limoni: Lëngu i limonit ka në përmbajtje vitaminë C, antioksidues i fuqishëm që shëron në një kohë të shkurtër dhimbjen e fytit, apo çdolloj infeksioni tjetër bakterial.

Banania: Bananet përmbajnë karbohidrate, të cilat e furnizojnë trupin me energjinë e nevojshme për të luftuar infeksionin në fyt. Bananet kanë edhe vitaminë C, lëndë ushqyese që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Karota: Karota është e pasur me shumë lëndë ushqyese, si për shembull vitamina A dhe C, që ndihmojnë në shërimin e fytit.

Vezë të rrahura: Vezët e rrahura, si me të verdhën, apo pa të, ju bëjnë mirë nëse po përpiqeni për të shëruar fytin. Është një burim proteinash dhe ju ndihmon gjithashtu me inflamacionin.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: health.com

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?