Çfarë duhet të përdorni si pastë dhëmbësh!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kokonatVaji i kokosit ka shumë përfitime shëndetësore . Ai mund të vrasë bakteret që lidhen me prishjen e dhëmbëve. Hulumtuesit nga Instituti Athlone of Technology (AIT) në Irlandë, kanë  testuar veprimin e vajit të kokosit kundër baktereve Streptokokus të cilat jetojnë në gojën tuaj.

Ekipi hulumtues ka testuar vaj perimesh, vaj kokosi dhe vaj ulliri. Mbajtja e vajit të kokosit në gojë e lejon atë të bashkëveprojë me pështymën duke trajtuar kështu enzimat që shkaktohen nga tharja e gojës.

Ky hulumtim i kohëve të fundit i provuar edhe në një studim të mëparshëm, shqyrtoi efektet e trajtimit të enzimave nëpërmjet vajit të kokosit, gjithashtu tregoi dhe potencialin që ka ky vaj për të parandaluar bakteret e dëmshme të prishin smaltin e dhëmbëve.

Shumë pasta komerciale përmbajnë kimikate potencialisht toksike, prandaj zëvendësimi i tyre me vajin e kokosit është një zgjidhje natyrale e shkëlqyer.

Pasta e dhëmbëve mund të përgatitet në shtëpi duek përzier 2 lugë vaj kokosi të parafinuar, me 2 lugë sodë buke.

Përzieni sodën e bukës dhe vajin e kokosit në një enë të vogël, derisa të krijohet një masë homogjene.  Përdoreni atë si  pastë dhëmbësh normale dhe pastroni dhëmbët në mëngjes dhe në mbrëmje.

Burimi: http://www.healthyandnaturalworld.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit