Çfarë është endometrioza, sëmundja që prek gratë në moshën riprodhuese dhe cilat janë simptomat?

Endometrioza është një gjendje në të cilën indi endometrial zhvillohet jashtë mitrës dhe ngjitet në pjesët e afërta të trupit siç janë tubat fallopiane, fshikëza dhe zorrët. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual ajo inflamohet dhe bymehet.

Shpesh problemet me endometriozën ngatërrohen me gjendje të tjera shëndetësore, pasi dhimbjet e barkut që është një nga simptomat kryesore, mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera.

Ja simptomat kryesore që ju njoftojnë se mund të keni endometriozë:

Perioda të dhimbshme: janë një nga simptomat më të zakonta dhe të shpeshta të endometriozës. Mund të shoqërohen me dhimbje dhe/ose fryrje barku.

Perioda të shumta: sasi të mëdha periodash.

Perioda që zgjasin shumë: sipas mjekëve periodat nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 ditë. Nëse vuani nga endometrioza, periodat mund të zgjasin më shumë se 1 javë;

Marrdhënie seksuale të dhimbshme;

Lëvizje të dhimbshme të zorrëve dhe urinim i shpeshtë;

Të përziera;

Lodhje e vazhdueshme;

Hemoragji e shtuar gjate ciklit ose hemoragji midis 2 cikleve;

Dhimbje gjatë levizjeve të zorrëve apo gjate urinimit më të theksuara gjatë ciklit mentrual;

Probleme me fertilitetin: 30-40% e grave që vuajnë nga endometrioza kanë probleme me pjellorinë./ Health

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?