Çfarë është sindromi metabolik, simptomat dhe si mund ta parandalojmë

Sindroma metabolike është një grup kushtesh që ndodhin së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2. Këto kushte përfshijnë rritjen e presionit të gjakut, sheqerin e lartë në gjak, yndyrën e tepërt të trupit rreth belit dhe nivele jonormale të kolesterolit ose triglicerideve.

E ftuar në studio për këtë çështje shëndetësore, në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Albana Daka, mjeke laboratori dhe nutricioniste.

“Sindromi metabolik së pari është një shqetësim që vendoset pas një mbipeshe apo obeziteti, që kur instalohet me kalimin e viteve është një inflamacion kronik për trupin dhe krijon probleme në organizëm, duke sëmurur organet kryesore si zemra, apo problematika me yndyrnat, prekje të mëlçisë, dhjamosje organesh, veshje të pankreasit dhe rezistencë insulinike, që janë dhe fazat e para të diabetit të tipit 2”, shpjegoi mjekja.

Me rritjen, bën një obeziteti të nisë që në fëmijëri, duke instaluar sindromin metabolik, duke pasur tendencë më të madhe tek meshkujt. Organi i fundit që prek sindromi metabolik, sipas mjekes Daka, janë veshkat.

Aktiviteti fizik, jeta sedentare, vlerat e tensionit, të sheqerit, janë tregues që tregojnë se sindromi metabolik ka nisur të veprojë, duke ndikuar direkt dhe në funksionin e veshkave, që më pas kërkon asistencën e mjekut.

Daka tha se rekomandohet që të bëhen here pas here dhe analizat e gjakut, për të parë dhe aty parametrat, pasi janë tregues të pashmangshëm.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
Këmbë të enjtura, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani
Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
4 suplemente që nuk duhen kombinuar me vitaminën D! Pengojnë përthithjen