Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
Mjalti është sheqer natyror që prodhohet nga bletët duke përdorur nektarin e luleve. Ai është përdorur si ilaç që nga kohët e lashta dhe ka vend të veçantë në “Ayurveda”, i njohur si shkencë mjekësore e kohëve të lashta. Edhe shkencat mjekësore të ditëve të sotme pajtohen me të mirat e mjaltit. Mjalti është i mirë për shëndetin tonë dhe është gjithashtu një produkt i mrekullueshëm për ta mbajtur lëkurën të shëndetshme. Por, si çdo gjë e tepërt edhe mjalti mund t’ju dëmtojë shëndetin nëse konsumohet me tepricë. Ja cilat janë disa nga efektet anësore që mund t’i sjellë trupit.
Mjalti është i mirë për sistemin e tretjes dhe ndihmon për ta mbajtur atë të shëndetshëm, por shumë mjaltë mund të shkaktojë dhimbje stomaku, diarre, kapsllëk dhe fryrje. Doza maksimale e rekomanduar është dhjetë lugë gjelle në ditë.
Nëse përzieni mjaltë me ujë të ngrohtë ose lëng limoni, mund të provokoni humbje peshe. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se të hahet shumë mjaltë, nuk është aq e mirë për peshën tonë dhe mund të na bëjë të marrim kile në vend që të eleminojë ato. Kjo për shkak se mjalti është i pasur me sheqer. Nëse vendosni të përdorni mjaltë për humbje peshe dhe në qoftë se doni të mbani peshën nën kontroll, atëherë mënyra më e mirë për të konsumuar mjaltë është ta përzieni me një gotë ujë të ngrohtë ose me një gotë lëng limoni dhe ta pini me stomak bosh.
Burimi:goodhealthall.com http://shëndeti.com.al


