Çfarë ilaçi popullor mund të pi për astmën?

Mirëmbrëma, a mund të më thoni çfarë duhet të pish për astmën? Ndonjë ilaç popullor. Ju faleminderit.

astma 1Për gazetën “Shëndet+”, doktori i shkencave mjekësore Sami Galanxhi

Gatesat e hudhrës përkundër sëmundjeve të aparatit respirator shfrytëzohen në forma: infuzi, dekokti, ekstrakti, tinkturë, qull-llapa, kataplazëm, inhalacion, instalim, lyerje, larje lavazhe shurupe etj.

Përkundër kollës në sëmundjet respiratore rekomandohet shurup hudhre që për fëmijët e vegjël dhe jepet nga 1 lugë kafeje 3 herë në ditë, për fëmijët më të rritur jepet nga 1 lugë çaji 3 herë në ditë dhe për më të rritur nga 1 lugë gjelle 3 herë në ditë, si lëndë ekspektorante efikase.

Ky shurup hudhre rekomandohet të përdoret edhe në gjendjet astmatike, madje dhe në pertus, në kollën e mirë.

Shurupi i hudhrës shfrytëzohet gjerësisht në mjekësinë popullore të Bullgarisë, Rusisë, Kinës dhe të Lindjes së Largme me këtë recepturë: mishle 500 gr grimca hudhre përzihen me 500 gr sheqer dhe lëngun e 2 limonëve, homogjenizohen dhe vendosen në zjarr të lehtë, derisa ngrohet. Këtu shtohet 3-4 lugë gjelle mjaltë. Ky shurup jepet 3 herë në ditë nga 1 lugë kafeje për fëmijët e vegjël sidomos në bronkitet kronike dhe në astmën bronkiale.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare