Cila gjini dhe moshë vuan më shumë nga dhimbjet e kokës?

Përgjigjja nga dr. prof. Jera Kruja, shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, si dhe Presidente e Shoqatës Shqiptare të Dhimbjeve të Kokës

Në përgjithësi gratë e vajzat vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës duke pasur parasysh rastet me migrenë (raporti 3 femra : 1 mashkull), dhimbjet tensive episodike, dhimbjet nga abuzimi me qetësues. Ka disa dhimbje koke qafehipoteza që shpjegojnë këto ndryshime, si: fluktuacionet e hormoneve seksuale, faktorët gjenetikë, ndryshimet në ekspozimin ndaj ngacmimeve mjedisore, si edhe ndryshimet në përgjigjen ndaj perceptimit të  stresit dhe dhimbjes.

Dhimbjet e kokës mund të takohen në çdo moshë, përfshirë edhe fëmijët. Në moshë të vogël ka vëshirësi diagnostikimi se dhimbja e kokës mund të mos ekzistojë, por edhe forma të veçanta të dhimbjes së barkut ose të ashtuquajturat “të vjella ciklike”, mund të jenë shenja të një migrene që merr formën klasike vetëm me rritjen e moshës së fëmijës. Megjithatë, nuk mund të jepen shifra të sakta prevalence, sepse sipas Atlasit të Çrregullimeve të Dhimbjeve të kokës (2011), mungojnë ende studimet e plota e të besueshme epidemiologjike në këtë drejtim.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë