Cilat janë shenjat e para që paralajmërojnë për një shtatzëni të mundshme?

Nga mjekja gjinekologe Kozeta Mustafaraj:

Për gratë që kanë cikël menstrual të rregullt, shenja më e hershme dhe më e besueshme është mosardhja e ciklit në datën e pritur. Ndonjëherë gratë në këtë periudhe kohore mund të kenë humbje gjaku të lehtë. Përgjithësisht shenjat janë të ndryshme në gra të ndryshme:

  • Lodhje dhe të përziera apo të vjella në mëngjes më shpesh. Kjo gjendje nis nga java e 6-të e shtatzënisë deri rreth javës së 12-të. Ndryshimet hormonale bëjnë që gruaja të ndihet e lodhur, nervoze dhe emocionalisht e paqëndrueshme.
  • Ndryshime të gjoksit: zmadhohet dhe bëhet më i ndjeshëm, i dhembshëm, venat bëhen më të dukshme nën lëkurë, areola bëhet më e errët dhe qëndron e tillë deri pas lindjes.
  • Urinim i shpeshtë, shpesh edhe gjatë natës
  • Ndryshime të daljes jashtë (konstipacion)
  • Shije metalike në gojë, dëshirë për ushqime të ndryshme, mospërdorimi i ushqimeve të mëparshme, si: çaj, kafe, duhan etj.
  • Shtimi i nuhatjes dhe mospëlqimi i aromave të ndryshme
  • Rritje të sekrecioneve vaginale, të pashoqëruara me irritim apo dhembje

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?