Cilat janë shkaqet që ndikojnë në lindjen e fëmijëve me probleme në zemër?

Në shumicën dërrmuese të rasteve shkaku konsiderohet multifaktorial i trashëguar. Kjo është e nevojshme që të sqarohet mirë që njerëzit ta kenë të qartë djali i vogeltamam që trashëgimia nuk ka të bëjë me faktin që trashëgohet sëmundja e lindur e zemrës, por trashëgohet një prirje gjenetike familjare.

Ka familje që kanë prirje gjenetike për të patur të tilla keqformime në pasaardhësit që do të lindin. Nuk do të thotë që te kjo familje të lindin patjetër fëmijë të sëmurë.

Janë gjithashtu edhe disa sindroma gjenetike siç është Sindromi Daun, por ka edhe shumë të tjerë të cilat shoqërohen shpesh me sëmundje të lindura të zemrës.

Faktorët e jashtëm janë më të thjeshtë për t’i evidentuar. Ndër faktorët e jashtëm që ndikojnë shumë, janë në radhë të parë sëmundjet infektive të cilat kalohen nga nëna gjatë tre mujorëshit të parë të shtatzanisë, siç është rubeola, verdhëza etj. Ka sëmundje të tjera si diabeti.

Tjetër faktor janë medikamentet. Një sërë medikamentesh që përdoren nga nëna mund të shkaktojnë tek fëmija një sërë probleme të zemrës. Duhet pasur shumë kujdes në përdorimin e medikamenteve. Të gjitha medikamentet e kanë në fletën e tyre të shoqërimit kur bëjnë keq. Nuk duhet të përdoren nga nënat shtatzëna pa këshillën e mjekut.

Janë rrezet X, nëse bëhen radiografi të shpeshta në 3-mujorëshin e parë të shtatzanisë.

Vijmë pastaj tek alkooli që është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Edhe duhani ka rrezikshmërinë e tij, por alkooli është akoma më i rrezikshëm, është fatal.

Postime të ngjashme

VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit