Cilat janë simptomat dhe a janë të rrezikshme polipet në mitër?

Nga Jonela Lulo, mjeke obstetër-gjinekologe

Polipet endometriale në përgjithësi nuk janë të rrezikshme (janë beninje), por një pjesë e tyre mund të jenë prekancerogjen ose kancerogjen. Gati 0.5% e tyre përmbajnë qeliza adenokarcinomatoze (dmth kancerogjene).

MitraPolipet endometriale janë zmadhime indore me origjinë nga mukoza e murit të brendshëm të mitrës me zhvillim në kavitetin e saj. Polipet mund të kenë përmasa të ndryshme nga disa mm deri në disa cm

Simptomat

  • Hemorragji menstruale të çrregullta,
  • Hemorragji midis menstruacioneve,
  • Menoragji (hemorragji ) vaginale në menopausë
  • Infertilitet
  • Aborte spontane
  • Dismenore (dhimbje menstruale), sidomos kur polipi endometrial arrin në vaginë.

Si diagnostikohen polipet?

Polipet diagnostikohen nëpërmjet:

  • Ekografisë transvaginale
  • Sonohisterografisë
  • Histerosalpingografia (por rolin e saj e ka zënë teknikat e reja songrafike)
  • Histeroskopise diagnostikuese

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës