Cilat janë ushqimet më të mira për fëmijën në shkollë?

Përgjigje nga dietologia Blerina Bombaj:

Pas mëngjesit, ushqimi që fëmija do të konsumojë në shkollë është i një rëndësie të veçantë. Parimi bazë është që të jeni në femije vajzadijeni të ushqimit që ai konsumon dhe mundësisht të jetë i përgatitur nga ju.

Në varësi të orëve që do të kalojë në shkollë, duhet të jetë dhe ushqimi i marrë me vete. Për fëmijët që kthehen në shtëpi brenda 4 orëve, është mëse i mjaftueshëm 1 frut si molla, banania dhe dardha. Për më shumë se 5 orë është mirë të merret me vete një sanduiç me bukë të zezë, të cilin mund ta kombinoni me:

  • Ton, sallatë jeshile, gjizë
  • Vezë, djathë të bardhë, domate
  • Gjoks pule, sallatë jeshile, kastravec, salcë kosi
  • Gjize, ullinj te bërë salcë, speca të pjekur
  • Ton, fasule të bëra në formë pureje, speca te kuq

bebi djali femiu haNëse fëmija juaj ushqehet me ushqim të ofruar nga shkolla, verifikoni:

  • Përmbajtjen në fruta, zarzavate
  • Llojin e mishit (p.sh.: ushqime të përpunuara si salçiçe, sallamë etj, në më të shumtën e rasteve përmbajnë konservues tepër toksik për fëmijët)
  • Vajin e gatimit, cilësia e të cilit mund ta kthejë një vakt nga të ushqyeshëm në çoroditës për metabolizmin e tij
  • Pijet që ofrohen, të cilat nuk duhet të përmbajnë sheqer
  • Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme është pajisja  e fëmijës me ujë me vete. Hidratimi i mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm për funksionin e trurit dhe performancën mendore në përgjithësi.

Mos harroni, modeli jeni ju, në fund të fundit, çfarëdo që të themi, fëmijët do të ndjekin zakonet tuaja në më të shumtën e rasteve. Jepni shembullin e mirë!

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare