Cilët janë faktorët që ndikojnë në infeksionet gjatë shtatzënisë?

ushqyerja_e_femijes_me_gjiPërgjigjja nga mjekja Mimoza Keta:

Faktorët e rrezikut për kandidozën vulvo-vaginale gjatë shtatzanisë apo edhe jashtë saj, mund të jenë; terapia me antibiotikë, intoleranca ushqimore, mungesa e sistemit imunitar, stresi i zgjatur, përdorimi i letrës higjenike aromatike dhe i solucioneve jo të përshtatshme për higjenën personale, larja në pishina të klorifikuara, larje shumë të shpeshta të vaginës, përdorimi i veshjeve të shtrënguara dhe që nuk ajrosin mirë trupin, përdorimi i veshjeve intime sintetike apo prej materiali që rritin temperaturën lokale dhe perineale si dhe lagështinë vaginale, përdorimi i kontraceptivëve oralë me përmbajtje të lartë të estrogjenit, trajtimi me kortizonikë, menstruacionet etj.

Rëndom si shkaktarë të infeksioneve vulvovaginale nga kandida përcaktohet candida albicans. Por edhe prania e specieve të tjera jo albikans si candida tropicalis apo candida glabrata, janë shkaktar të mykut vulvo-vaginal. Megjithatë, kandida albikans mbetet përgjegjëse kryesore e rreth 85-90% të infeksioneve vaginale mykotike. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse myku nga kandida jo albikans është më rezistent në trajtimin me terapi antimykotike.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet