Ç’ndodh nëse konsumoni një thelb hudhër me stomakun bosh

Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

E dinit se konsumimi i një hudhre në ditë bën mrekulli në trupin tuaj? Hudhra është një antibiotik natyral, që shkatërron një numër të madh bakteresh. Përdoret shumë në mjekësinë popullore për limon hudhershërimin e disa sëmundjeve. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i hudhrës me stomakun bosh parandalon dhe trajton shumë sëmundje. Hudhra në stomakun bosh bëhet më e fuqishme, sepse bakteret janë të ekspozuara dhe e kanë të pamundur të rezistojnë.

Përdorni hudhër në vend të antibiotikëve

Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, silikon, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B dhe vajra të domosdoshme. Ajo përmban më shumë se 400 përbërës mineral të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe antioksidues, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.

Kujdes! Jo çdo njeri reagon njësoj kundrejt ushqimeve të caktuara. Duhet që në çdo rast të tregoheni të kujdesshëm, sidomos nëse vuani nga sëmundje kronike. Ne ju këshillojmë që dhe për ushqimet e shëndetshme, si hudhra, të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj!

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve