COVID-19 i merr jetën artistit Arben Bajo

Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare, skulptori Arben Bajo.

Artisti, i cili ishte infektuar nga COVID-19, vuajti një përkeqësim të rëndë të shëndetit aq sa ditët e fundit kolegë të tij nisën një fushatë ndërgjegjësuese për t’i gjetur dhurues plazme nga persona të cilët mund ta kishin kaluar virusin.

Lajmin për vdekjen e tij nuk e njoftoi ministria e Shëndetësisë, por miqtë e Bajos përmes rrjeteve sociale mëngjesin e sotëm.

Bajo lindi në Gjirokastër në vitin 1967, fillimisht kreu liceun në Fier e më pas studioi për skulpturë në Akademinë e Arteve. Në periudhën 1988-1992, me një pasion të veçantë për trupin e njeriut ai bashkëpunoi me shumë kolegë dhe profesorë në punime kryesisht portrete, por më pas iu përkushtua tërësisht punës vetjake teksa u bë dhe profesor në akademi.

Në vitin 2011 mbajti një ekspozitë në Akademinë e Arteve ku audienca mundi të kishte të përmbledhur krejt punën e tij ndër kohë. Bajo pati hapur 7 ekspozita vetjake.

Ai ishte gjithmonë i përkushtuar në punën e tij me skulpturën, pa harruar elementët tradicional apo figurat kryesore të jetës të cilat i përjetësonte gjithmonë në veprat e tij. Përveç veprave artistike, ai ka punuar edhe shtatore të personazheve historike të Shqipërisë si At Zef Pllumi, Lef Nosi, Asim Zeneli apo dhe Vaçe Zela.

Në janar të këtij viti shtatorja e punuar në bronx prej tij e artistes Zela u vendos në Lushnjë. Më poshtë risjellim intervistën e dhënë asokohe prej tij në studion e Euronews Albania. / Euronews.al

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh