Çrregullimet mendore fillojnë që në mitër! Ja cilët fëmijë rrezikohen më shumë

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Moskonsumimi mjaftueshëm i frutave dhe perimeve gjatë shtatzënisë mund të çojë në zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit tek fëmijët, ka zbuluar një studim i ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar se çrregullimet mendore, që prekin zakonisht personat mbi 65 vjeç, mund ta kenë origjinën para lindjes, nëse fetusi nuk merr mjaftueshëm vitaminë A.

Mungesa e kësaj vitamine çon në prodhimin e disa proteinave në tru që mbulojnë neuronet dhe shkaktojnë humbje të kujtesës.

I njëjti studim zbuloi gjithashtu se mund të parandalohet zhvillimi i sëmundjes degjenerative të trurit duke i ushqyer bebet me ushqime të pasura me lëndë ushqyese të rëndësishme për trupin.

Studimi është kryer nga Universiteti i Kolumbisë Britanike. Hulumtuesit shkencorë të këtij universiteti kryen disa testime tek minjtë, nga ku zbuluan se sikur të ketë edhe pak mungesë të vitaminës A, rritet prodhimi i proteinës beta amiloid në tru.

Kjo është një nga proteinat që mendohet se shkakton demencë, duke formuar pllakë bakteriale që mbulon dhe shkatërron neuronet, dhe çuar në humbje të kujtesës e çrregullime mendore.

Hulumtuesit shkencorë thonë se fazat e para të zhvillimit janë periudhat më vendimtare, ku ‘programohet’ indi nervor për të gjithë jetën e një njeriu.

Dr. Weihong Song, profesor i psikiatrisë tek Universiteti i Kolumbisë Britanike, tregon: “Studimi tregon qartësisht se mungesa e vitaminës A, edhe që në fillim të shtatzënisë, ka një efekt të dëmshëm në zhvillimin mendor të fëmijës dhe afatgjatë që mund të pojë deri në zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit”.

Ushqimet e pasura me vitaminë A janë patatet e ëmbla, domatet, spinaqi, karotat, lakrat, grejpfruti (portokall i shartuar me shegë), mango, shalqiri etj.

Burime të tjera të mira janë edhe vaji i ullirit, fasulet, gjalpi, peshku, vezët etj.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?