Çrregullimi i ciklit tek femrat, a është lajmërues për infeksion?

Doktoreshë, doja të dija nëse çrregullimi i ciklit tek femrat që kanë pasur cikël të rregullt, është lajmërues për infeksion?

Përgjigjja nga mjekja Silvana Çeliku

Çrregullimet e ciklit kanë faktorë të ndryshëm. Megjithatë cikli ndryshon. Ndryshe është cikli para shtatzënisë, ndryshe pas femrat cikli menstrualshtatzënisë. Ciklet kanë tendencën të ndryshojnë. Ndryshon edhe me moshën. Ndryshe është cikli në 10-vjeçarin e parë, ndryshe në të dytin, ndryshe pas 35 vjetësh. Kemi gjithmonë një evolucion dhe një ndryshim të ciklit menstrual, cikli nuk mbetet kurrë i njëjtë etj. Askush nuk mund të ketë një cikël perfekt.

Sigurisht që në disa raste është paralajmërues. Çrregullimet mund të jenë paralajmërues të kancerit të mitrës, paralajmërues të kancereve të formave të tjera, si kanceri i vaginës për shembull etj. Në çrregullim mund të ndikojnë gjithashtu infeksione të ndryshme, një barrë jashtë mitre, një abort për të cilin femra mund të mos jetë në dijeni, por që mund të ketë filluar. Kur kemi çrregullim të ciklit me shtim të fluksit dhe me zgjatje në kohë, gjërat që duhet të përjashtohen janë shtatzënia, aborti, një barrë jashtë mitre, një përdredhje e vezores etj.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës