Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Nadia Hobbs është emri i 18 vjeçares që u diagnostikua me një lloj të rrallë kanceri në nofull. Gjithçka nisi me një dhimbje dhëmbi që nuk i kushtoi shumë rëndësi.
Ajo tha se si fillim në nofullën e saj i ishte formuar një gungë e vogël në madhësinë e një kokrre bizelje, më pas madhësia e saj ishte rritur deri në madhësinë e një topi ping pongu.
Pas analizave të ndryshme të gjakut, shytave e çështjeve të tjera shëndetësore ajo u diagnostikua me tumor kanceroz të indeve të buta në fytyrë.
Dhimbjet sa vinin e shtoheshin, shprehet vajza, aq sa i kushtëzuan dhe buzëqeshjen. Pas kimioterapive tumori i është zvogëluar në 75%.
Hobbs thotë se nuk duhet të menjanoni asnjë dhimbje sado e pazakontë apo e zakontë qoftë ajo. Qëndrimi pozitiv gjatë gjithë kohës e ka ndihmuar të marrë veten. / Burimi: dailymail.co.uk




