Dieta mesdhetare për 1 javë të shëndetshme – nga Rolina Naço

Nga Rolina Naço, dietologe

Për t’ju ardhur në ndihmë të gjitha amvisave, po ju shkruaj një menu për 1 javë të shëndetshme sipas dietës mesdhetare, por e balancuar!

 E Hënë

-Supë me thjerrëza, sallatë me lakër, karotë, shegë , vaj ulliri dhe bukë integrale.

E Martë

-Makarona integrale të ziera me pak vaj ulliri dhe salcë të kuqe sipër me karota- kërpudha-ullinj dhe djathë kaçkavall sipër, sallate me jeshillëqe, portokall dhe qiqra të ziera, vaj ulliri.

E Mërkurë 

-Sardele në furrë ose në tenxhere me presion me vaj ulliri, rigon, salcë domate, dafinë etj erza dhe sallatë me finok, portokall, ullinj dhe bukë integrale.

E Enjte

-Gjellë me fasule, sallatë me rukola, shegë, karotë dhe djathë dhie, vaj ulliri dhe bukë integrale.

E Premte

-Mish pule në furrë me kritharaq, presh karota dhe sallatë me brokoli, karota të ziera me vaj ulliri.

E Shtunë 

-Qofte me mish vici në furrë me patate dhe sallatë jeshile, karotë, portokall dhe kastravecë turshi.

E Diel 

-Peshk i pjekur në furrë me perime me vaj ulliri, sallatë me spinaq, dardha të pjekura të grira, arra të thërrmuara dhe misër, bukë integrale./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?