Dieta mund të kurojë aknet – ushqimet që duhet të shmangni patjetër

Shumë njerëz i konsiderojnë aknet si problem i adoleshentëve, kur në fakt e vërteta është se ky problem i zakonshëm i lëkurës mund të vazhdojë edhe në të 20-tat, 30-tat, madje edhe tek të 40-tat.

Nga hormonet deri tek gjenetika dhe regjimi për kujdesin e lëkurës, aknet tek të rriturit mund të nxiten nga shumë faktorë, përfshirë edhe ajo çfarë hani.

Dr. Douglas Grose, president i Kolegjit Mjekësor Kozmetik i Australasia thotë që është e rëndësishme të merrni në konsideratë dietën dhe mënyrën e jetesës kur trajtoni aknet.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga aknet duhet të shmangni ushqimet e ëmbla, të konservuara  dhe ato shumë të përpunuara, si pijet e gazuara, drithërat me sheqer që konsumojnë në mëngjes, patatet e skuqura dhe buka e bardhë.

“Aknet më shumë shkaktohen nga hormonet se sa nga ngrënia e ushqimeve të gabuara, megjithatë, studimi i fundit sugjeron se ngrënia e shumë ushqimeve të tilla mund të përkeqësojë aknet”, thotë dietologia Melanie McGrice.

Dr. Grose thotë se kur bëhet fjalë për akne, karbohidratet mund të jenë armiku kryesor. Çdo ushqim që kryesisht vjen nga drithërat, si buka, pasta, biskotat dhe ëmbëlsirat si dhe produktet e qumështit me bazë shtazore, duhet të shmangen për mbrojtjen e lëkurës ndaj akneve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore