Dieta që ju shpëton nga kolesteroli i lartë dhe mbron zemrën

Përshtati në shqip: Blertina Koka /  Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: 

Dieta mesdhetare ndihmon njerëzit që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës, konfirmojnë shkencëtarët.

Gjatë një studimi të ri, ata zbuluan se ushqimet e pasura me vaj ulliri ndihmojnë për të shtuar përfitimet e të ashtuquajturit kolesterol  “i mirë” – HDL. Vetëm 4 lugë gjelle të këtij ingredienti shumë të përdorshëm parandalojnë formimin e pllakës bakteriale tek arteriet. (Këto janë ushqimet që ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve).

Hulumtuesit shkencorë nga Instituti Kërkimor Mjekësor në Barcelonë përfshinë në studim gati 300 njerëz, të moshës 66 vjeç, të cilët ishin të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. (Lexoni – 4 numrat që duhet t’i dini për shëndetin e zemrës).

Ata ndoqën një nga 3 dietat: një dietë mesdhetare me vaj ulliri ekstra të virgjër, një dietë mesdhetare të pasur me fruta të thata ose një dietë e shëndetshme e “kontrolluar”.

Grupi i fundit konsumuan më pak mish të kuq, ushqime të përpunuara, produkte të qumështit të pasura me yndyra dhe ëmbëlsira.

Përveç frutave, perimeve, drithërave, të dyja dietat mesdhetare përfshinin sasi të moderuar të peshkut dhe mishit të shpendëve.

Vullnetarëve iu morën mostrat e gjakut në fillim të studimit dhe një vit më vonë. Ata zbuluan se vetëm dieta e kontrolluar ulte nivelet e kolesterolit të “keq” (LDL), ndërsa të dyja dietat mesdhetare përmirësonin funksionin e kolesterolit të mirë. Efekti ishte më i madh tek dieta e pasur me shumë vaj ulliri, e cila ndihmoi për heqjen e pllakës bakteriale tek arteriet dhe përmirësoi qarkullimin e gjakut tek personat mbi 66 vjeç.

Autori kryesor i studimit, dr. Montserrat Fitó, thotë: “Ndjekja e dietës mesdhetare të pasur me vaj ulliri ekstra të virgjër mund të mbrojë shëndetin tonë kardiovaskular në disa mënyra”. (Këto janë ushqimet që luftojnë sëmundjet e zemrës).

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej