Disa përdorime brilante të bananes dhe lëkurës së saj

Bananet janë një nga frutat më popullore dhe të shëndetshme. Përveç vlerave të shumta ushqyese që kanë, bananet mund të përdoren edhe në mënyra të tjera alternative.

BananaRedukton lythat (lezat): Provoni të lyeni zonën me lytha me lëkurën e bananes. Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, ky frut ndihmon në problemet e lëkurës dhe në përtharjen e lythave.

Heq lëkurën e thatë të fytyrës: Me anë të një maske të thjeshtë me banane + vaj bajamesh + të verdhë veze, mund t’i jepni shkëlqim të menjëhershëm fytyrës. Lëkura e thatë do të reduktohet tërësisht.

Pastron këpucët: Pasi e keni ngrënë bananen, mos e hidhni lëkurën e saj. Ju mund të pastroni këpucët e lëkurës dhe ato lustrafine me lëkurën e bananes pa lënë asnjë njollë. Madje, këpucët tuaja do të shkëlqejnë më shumë se kur i lyeni me bojë.

Heq njollat në rroba: Nëse keni ndonjë bluze me njollë stilolapsi apo me ndonjë njollë tjetër fruti, fërkojeni pjesën me njollën me lëkurë bananeje. Lëreni për disa minuta dhe lajini rrobat si zakonisht, njolla do të hiqet tërësisht (në varësi të llojit të njollës).

Zbardh dhëmbët: kjo është një mënyrë efektive dhe aspak e dëmshme. Me anën e brendshme të lëkurës së bananes fërkoni dhëmbët për 2 minuta çdo ditë. Banania do të pastrojë pjesën sipërfaqësore të dhëmbëve dhe do të reduktojë ndjeshëm njollat që ndodhen në to pa e dëmtuar smaltin.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet