Doktori im është një këlysh

Dy këlyshë dhe 10 të moshuar. Këta janë protagonistët e një kërkimi të kryer në Qendrën e Alcajmejrit në Firence (Itali) dhe e publikuar në revistën shkencore “International Psychogeriatrics”.

qeni dhe i moshuariStudimi mori për bazë dy këlyshë dhe 10 të moshuar mbi 60 vjeç, që vuanin nga gjendje të rënda mendore dhe studimi u krye në dy faza. Fillimisht pacientët iu nënshtruan për tre javë një aktiviteti të ndihmuar nga pellushë. Më pas pellushit u zëvendësuan me dy këlyshë, sërish për një periudhë 3-javore.

Rezultatet

Ajo që nuk ndodhi në fazën e parë, u verifikua në të dytin. Kontakti me dy këlyshët uli treguesit e ankthit dhe trishtimit, ndërsa shtoi në mënyrë të dukshme kënaqësinë dhe interesin, ndjenja që në këta të sëmurë janë thelbësore për cilësinë e jetës.

Përgjatë seancave të sëmurët dolën edhe nga palëvizshmëria me një rizgjim domethënës të aktivitetit motorik.

Por ajo që i dha vlerë të veçantë studimit ishte fakti që ndjenjat e mira dhe sjellja u vunë re edhe disa orë pasi të moshuarit kishin qëndruar me këlyshët. Sipas studiuesve, “terapia me kafshët është shumë e efektshme për të përmirësuar ndjenjat dhe për të shtuar aktivitetin fizik tek njerëzit”.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë