Dr. Artan Bano

Dr. Artan Bano aktualisht ushtron profesionin e tij si specialist kirurg ortoped. Ai përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1995. Pas njohjes së diplomës së mjekut të përgjithshëm në Dikatsa, në Athinë u emërua mjek i përgjithshëm në Kostur të Greqisë.

Artan BanoNë vitin 2001 filloi specializimin në degën e Kirurgjisë së përgjithshme, pjesë e specializimit të ortopedisë në spitalin “Ipokrati”, në Selanik, Greqi, ndërsa në vitin 2002 nisi trajnimin e lartë specializues në kirurgjinë ortopedike.

Në një periudhë 6-vjeçare, ai thelloi njohuritë speciale në fushën e traumës ortopedike, rikonstruksionin e artikulacioneve dhe traumës atletike në spitalin e përgjithshëm të Kavalës, si dhe njohuri të thella në trajnimin kirurgjikal dhe jokirurgjikal të traumës, tumoreve dhe patologjive të shtyllës kurrizore në Spitalin Universitar të Kretës.

Pas përfundimit të skemës specialisuese greke në ortopedi dhe testimit përfundimtar në Athinë, mjeku Artan Bano punoi si bashkëpunëtor shkencor pranë Klinikës Ortodokse në Spitalin Universitar të Kretës.

Në vitin 2009 fitoi me konkurs në rang republike në Greqi një bursë specializimi njëvjeçare në nënspecialitetet e ortopedisë nga Shoqata e Kirurgëve ortopedë-traumatologë të Greqisë. Është anëtar i Shoqatës së Kirurgëve Ortopedë-traumatologë, Shoqatës së Kërkimeve Shkencore, si dhe Shoqatës Artroskopike të Greqisë.

Celular: 0693861214

Postime të ngjashme

Mjeku fizioterapist: Nëse nuk trajtohet, skolioza mund të sjellë shumë pasoja
Krijojnë probleme serioze me shëndetin, 3 arsye pse ortopedët ndalojnë përdorimin e shapkave me gisht
Skolioza, në rreth 80% të rasteve nuk shoqërohet me dhimbje, ja si diagnostikohet
Shkaqet e bursitit dhe faktorët e rrezikut
Leximi i celularit shtrirë? Ja ç’ndodh me kockat tona!
Karantina, a na e shkatërron aparatin lëvizës?*
Dr. Ervin Priftaj
Dr. Endrit Mone