“E njoh mirë këtë dreq sëmundje, e di si të rrënon”, rrëfimi prekës i gazetares shqiptare

fiori-dardha_kancer-gjiri

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Gazetarja Fiori Dardha ka bërë një bërë rrëfim prekës në muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Nëpërmjet një statusi në Instagram, Fiori rrëfen se i është dashur të përballojë vuajtjet që shkakton kjo sëmundje vdekjeprurëse, pasi një pjesëtare e familjes së saj është prekur nga kanceri i gjirit.

E njoh mirë këtë dreq sëmundje!  E di mirë se si të rrënon, jo vetëm fizikisht! E njoh vuajtjen që të shkakton! E di se si ta turbullon jetën!” shkruan gazetarja në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Fiori rrëfen se përballja me këtë sëmundje ka bërë që të mësojë të gjitha ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapisë, seancat e radioterapisë, intensitetin e dhimbjeve, pafuqinë që ndjen gjate terapisë, stresin që përjeton!

Pak ditë më parë ajo postoi një foto me stafin e mjekëve të Onkologjikut, ku u shprehte mirënjohjen për punën që kanë bërë për shërimin e nënës së saj.

Sot familja ime mori notën e një provimi shumë të rëndësishëm: provimit të jetës! Falë punës së palodhur, përkushtimit e dashamirësisë së këtyre mjekëve, mamaja ime fitoi një luftë të madhe! Mirënjohje pafund për mjekët, infermieret, menaxherët e gjithë stafin e këtij spitali!” shkruan ajo.

Gazetarja u bën gjithashtu thirrje grave të tjera që të mos i neglizhojnë kontrollet tek mjeku dhe të kujdesen për jetën e tyre, pasi është e vetmja mënyrë për t’u shpëtuar sëmundjeve vdekjeprurëse.

Ta konstatosh në kohë kancerin e gjirit është fitorja më e madhe! Mos i neglizhoni kontrollet!
Kujdesuni për jetët tuaja!” shkruan Fiori.

Lexoni shkrimin e saj të plotë:

https://www.instagram.com/p/BLOgPHAAsUX/?taken-by=fioridardha

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave