Edukimi mediatik në shkolla, TFL organizon trajnime me të rinjtë

Bota virtuale i ekspozon të rinjtë dhe fëmijët ndaj rreziqeve të ndryshme, përfshirë edhe radikalizimin online dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Shtimi i rasteve të radikalizimit online (radikalizmi terrorist i ndihmuar nga interneti) dhe analfabetizmi funksional (rreth 50% e të rinjve shqiptarë janë analfabetë funksional) janë disa nga shkaqet kryesore që kanë bërë që të rinjtë të manipulohen lehtësisht dhe të bien pre e rrjeteve të ekstremizmit të dhunshëm.
Të rinjtë e moshës 15-25 vjeç, edhe nëse e praktikojnë besimin fetar ose jo, janë sidomos të rrezikuar.
Në kuadër të projektit pilot “Be Aware – Youth For Media Lietarcy”, mbështetur nga Fondacioni Rinor Evropian, Shoqata Together for Life ka zhvilluar takime ndërgjegjësuese me të rinjtë në Dibër. Qëllimi i këtij projekti është promovimi i edukimit mediatik tek shkollat dhe nxitja e mendimit kritik tek të rinjtë, si një nga mënyrat kryesore për  parandalimin e radikalizimit online dhe çdo formë manipulimi në internet, lajmet e rreme, dezinformimi, propaganda.
20 të rinj nga Dibra janë trajnuar nga ekspertët e kontraktuar nga TFL gjatë një punëtorie 5-ditore, ku përmes metodave të ndryshme jo-formale, diskutime në grup, kuize, të rinjtë janë informuar mbi tema si: radikalizimi online, dezinformimi, propaganda, si të zbulojmë lajmin e rremë/ mjete për kontrollin e fakteve, procedurat e përdorura nga grupet ekstremiste për manipulimin e të rinjve etj.
Të rinjtë marrin informacione nga një gamë e gjerë burimesh mediatike (mesazhe me tekst, rrjete sociale, lojëra, video etj). Të gjitha këto lloje mediash kanë një të përbashkët: dikush krijoi mesazhin dhe kishte një arsye për ta bërë këtë.
Incidentet e fundit të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri kanë ngritur shqetësime në lidhje me mundësitë që interneti dhe rrjetet sociale ofrojnë për grupe ekstremiste të të gjitha llojeve për të përhapur lirisht urrejtje dhe mesazhe nxitëse të dhunës dhe për të gjetur një audiencë mes të rinjve vulnerabël. Radikalizmi terrorist i ndihmuar nga interneti sa vjen e po bëhet më shqetësues.
Të rinjtë patën mundësi të takohen edhe me përfaqësues të besimeve fetare në Dibër, për të kuptuar dhe diskutuar që grupet ekstremiste nuk kanë lidhje me besimtarët fetarë.
Angazhimi proaktiv i komunitetit është thelbësor në identifikimin e hershëm të shenjave të radikalizmit, trajtimin dhe ndërhyrjen përpara se radikalizimi të ketë marrë formë të plotë. Indiferenca dhe mosangazhimi dëmton të rinjtë e rrezikuar dhe sidomos komunitetin.
Të rinjtë e trajnuar nga stafi i projektit kanë zhvilluar takime informuese me bashkëmoshatarët për t’i njohur me disa nga teknikat që grupet ekstremiste përdorin për manipulim, si të konfirmojnë dhe verifikojnë lajmet dhe publikimet në rrjetet sociale, si të dallojnë propagandën nga dezinformimi/keqinformimi.

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç