Era e keqe e gojës, ja si kurohet me ushqime

Ciro Vestita, dietolog italian

Shkaqet e erës së keqe të gojës janë të shumta: gojore (mishrat e dhëmbëve, stomatiti, kariet e dhëmbëve), të aparatit tretës apo hepatike. Evitoni drekat  dhe darkat e rënduara: ushqimi i tepërt krijon gazra dhe erëra të këqija.

era e keqeUshqimet që duhen zgjedhur: Ananasi, pjepri, limoni, peshku pa dhjam.

Ushqimet që duhen kufizuar: Lakra e zier, hudhra, qepa.

Fitoterapia:

Nëse shkak është zgavra e gojës, atëherë kryeni shpëlarje të gojës me valim me gjethe trumbëze, sherebelë, alteje e mender: 10 gram prej secilës zihen në një litër ujë për 10 minuta.

Nëse shkaku është i lidhur me tretjen: valim me gjethe shporizi (bimë e ngjashme me hithrën, me lule të imta ngjyrë jargavani të çelur) dhe çaj jeshil: në 250 gram ujë të valuar shtoni 5 gram gjethe shporizi dhe 5 gram gjethe çaji, lëreni të ziejnë për 10 minuta, kullojini gjysmë ore mbas zierjes dhe mund ta pini mbas vakteve. / Shëndet+

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?