Një grua me lëkurë të yndyrshme, mund të ketë lëkurë të thatë pas të 55-ve?

Është e mundur që një grua e cila gjatë gjithë jetës ka pasur lëkurë të yndyrshme, të ketë lëkurë të thatë pas të 55-ve?

Përgjigjja nga mjekja Alexandra Pelosi, specialiste e Departamentit të Venerealogjisë dhe Indermatologjisë në spitalin Melzo (Milano, Itali)

Po, me menopauzën reduktohet sasia e yndyrës që prodhon lëkura, për këtë arsye edhe gra që në të shkuarën kanë pasur lëkurë të yndyrshme ose mikse, mund të vërejnë një ndryshim drastik dhe të vërtetë të lëkurës që shfaqet me thatësi, plasaritje, Menopauzebrishtësi dhe kapilarë që bëhen të dukshëm për shkak të hollimit të epidermës.

Pas menopauzës lëkura i vuan më shumë kushtet klimaterike (diellin, erën, të nxehtin, të ftohtin). Tharja e lëkurës, së bashku me reagimet vazomotorike të shkaktuara nga rënia e estrogjenëve, janë përgjegjës për ulje të përshtatshmërisë së saj ndaj ndryshimeve ambientale që manifestohen me ndjeshmëri të shtuar ndaj ndryshimeve të befta klimaterike dhe të temperaturës dhe shfaqjen e skuqjeve rastësore ose të vazhdueshme. / Shëndet+

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë