Fiq të thatë me vaj ulliri?! Ja përfitimet e panumërta në shëndet

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kombinimi i fiqve me vaj ulliri janë përdorur si ilaç natyral që kohë më parë. Ky kombinim efektiv mund të trajtojë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë këtu sëmundjet e zorrëve, sëmundjet e stomakut, hemorroidet, kapsllëkun, kolesterolin e lartë, aneminë, astmën dhe bronkitin, sterilitetin etj.

fiq me vaj ulliriFiqtë e thatë janë të pasur me kalcium, kjo i bën ata një alternativë mjaft të mirë për njerëzit që janë intolerant ndaj laktozës. Fiqtë janë të pasur me fibra gjithashtu, gjë e cila mundëson një efekt natyral laksativ dhe për pasojë ju ndihmojnë të bini në peshë. Ata janë të pasur me kalium, element i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak, me vitamina B6, C etj.

Ja receta që trajton sëmundjet e përmendura mësipër:

Përbërësit: 40 kokrra fiq të thatë, 150ml vaj ulliri

Pritini fiqtë në copa të vogla dhe hidhini në një kavanoz qelqi, hidhni vaj ulliri dhe mbylleni kavanozin me kapak. Lëreni përzierjen të qëndrojë për 40 ditë. Konsumoni një copë fiku para çdo vakti. Trajtimi duhet të zgjasë për 40 ditë. / www.shendeti.com.al /Burimi: steptohealth.com

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit