Fund injektimeve! Lajme të mira për pacientët me diabet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Miliona njerëz me diabet mund të përfitojnë nga një pajisje e re që mund t’i japë fund injektimeve të dhimbshme të insulinës dhe shpimeve të gishtërinjve.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një pajisje inovative që aplikohet çdo javë në lëkurë (pa shkaktuar asnjë dhimbje) për të stimuluar prodhimin e insulinës në trup dhe kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Nëpërmjet disa mikrogjilpërave të tretshme injektohet një substancë natyrale e nxjerrë nga algat kafe dhe miksuar me agjentë terapeutike. I gjithë ky trajtim është zhvilluar me një formulë të saktë biokimike.

Trajtimi është zhvilluar edhe në atë mënyrë që të injektohet më shumë substancë kur është e nevojshme dhe të ngadalësohet ose ndalohet procesi kur nivelet e glukozës janë nën kontroll.

Shkencëtarët amerikanë kanë kryer një sërë testesh te minjtë, ku është provuar edhe efikasiteti i trajtimit.

Gjatë dekadave të fundit janë shtuar edhe më shumë rastet me diabet. Kjo sëmundje ka prekur më shumë se 371 milionë njerëz në të gjithë botën, gjysma e të cilëve janë të padiagnostikuar, sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit.

Kjo gjendje është një nga shkaqet kryesore të verbërisë, problemeve me veshkat, sulmit në zemër, goditjes në tru dhe prerje të gjymtyrëve të poshtme.

“Ky trajtim eksperimental mund të jetë një mënyrë për të përfituar nga fakti që njerëzit me diabet të tipit 2 mund të prodhojnë akoma pak insulinë”, thotë dr. Richard Leapman, drejtues i kërkimeve shkencore tek Instituti Kombëtar i Imazherisë Biomjekësore dhe Bioinxhinierike në Maryland, SHBA.

“Një aplikim javor i pajisjes me mikrogjilpëra mund të jetë një mënyrë më pak e kompikuar dhe e dhimbshme se trajtimet aktuale që kërkojnë kryerjen e shpeshtë të analizave të gjakut”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?