Futbollistët e Manchester United i realizojnë dëshirën e fundit gjyshit të sëmurë me kancer

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Futbollistët e Manchester United, Marcus Rashford, Jesse Lingard, Ashley Young dhe Timothy Fosu-Mensah bëjnë që dëshira e ëndërruar prej vitesh nga 73-vjeçari të bëhet realitet vetëm në minutat e fundit para se të skojë në botën tjetër.futbollistet-e-manchester-united-i-realizojne-deshiren-e-fundit-gjyshit-te-semure-me-kancer

Fansi më i madh i ekipit të Manchester United, Paddy Lawler, i takoi heronjtë e tij 45 minuta para se të vdesë nga kanceri.

Gjyshi i kishte kërkuar familjes që të takonte futbollistët para se të ndërronte jetë. Mbesa e tij Kayleigh, 27 vjeç, bëri një apel të veçantë në Facebook, me shoresln se dikush do të mundësonte realizimin e ëndrrës së gjyshit.

Postimi është shpërndarë më shumë se 1000 herë dhe fatmirësisht është pikasur nga kushëriri i mesfushorit Jesse Lingaard.

Tri ditë më vonë, disa nga yjet e Manchester United, Marcus Rashford, Jesse Lingard, Ashley Young dhe Timothy Fosu-Mensah, shkuan të vizitojnë fansin më të zjarrtë të tyre.

Më pak se një orë pasi futbollistët u larguan nga shtëpia, gjyshi humbi betejën e tij me kancerin e prostatës.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?