Gështenjat, jo vetëm të pjekura, por edhe supë

Rolina Naço, dietologe

Një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe e shijshme. Mund të bëhet dhe për fëmijë, por pa konjak dhe piper te zi.

Përbërës
• 700-800gr gështenja
• 1 lt lëng pule
• 1 presh
• 1 karotë
• 1 qepë të thatë
• Trumzë të freskët
• 2 lugë vaj ulliri ose gjalpë
• 1 shotsa konjak
• Kripë-piper

Ziejmë gështenjat për 30′ minuta në ujë me pak kripë, më pas i lëmë të ftohen. Pasi i pastrojmë, i presim. Pastrojmë edhe presim dhe perimet. Në një tigan kalojmë perimet me vaj ulliri ose gjalpë deri sa të zbuten pak dhe në fund shtojmë gështenjat për 1-2 min. Në fund shtojmë pak konjak dhe lëmë të avullojë alkooli, i vendosim në një tenxhere së bashku me lëngun e pulës dhe shtojmë pak piper dhe kripë. I lëmë të ziejnë për rreth 20-30min në zjarr të ulët. Në fund mund ta bëjmë në formë kremi. Ju ftoj ta gatuani! Ju bëftë mirë

Burimi: RealDiet

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm