Tajar Asqeri, kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës
Roli i gruas në shoqërinë e sotme ka ardhur duke u rritur. Kemi plot shembuj që dhe gratë dinë të jenë të suksesshme në pozicione që më parë konsideroheshin ekskluzivisht apo më tepër mashkullore, si: në politikë, polici, ushtri e më tej. Barazia gjinore, liria për të zgjedhur dhe shoqëria e shanseve të barabarta janë bazat e një demokracie funksionale.


