Hapet qendra që mbron të drejtat e punëmarrësve

Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social (CLRSD) ka filluar funksionimin në muajin janar 2017. Arsyeja për krijimin e saj ka ardhur si rezultat i nevojës për të rritur angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Idea është të funksionojë si një qendër për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve duke bashkuar aktivistë, profesionistë të fushave të ndryshme që lidhen me marrëdhëniet e punës, me konkretisht: përfaqësues nga organizatat sindikale; përfaqësues nga bota akademike që përfshihen në marrëdhëniet e punës; përfaqësues nga shoqata, OJF të tjera partnere në fushën e mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve; përfaqësues nga institucionet publike, media, etj.

Synimi:

Kjo organizatë ka për synim identifikimin, promovimin dhe mbështetjen e të drejtave ekonomike dhe sociale të punëmarrësve në Shqipëri. Misioni kryesor mbetet kryerja e shërbimeve dhe lëvizjeve të natyrës aktiviste me synim aktivizimin, integrimin dhe pjesëmarrjen e zërit të punëmarrësve dhe grupeve të interesit. Angazhimi i përbashkët në drejtim të nismave për zhvillim të qëndrueshëm në të mirë dhe interes të punëmarrësve në Shqipëri.

Në vija të përgjithshme punon për:

  1. Identifikim dhe promovim të të drejtave të punëtorëve sipas legjislacionit shqiptar.
  2. Këshillim dhe asistencë ligjore për punëtorët në rastet e konflikteve me punëdhënësin shtet/privat.
  3. Ushtrimi i veprimtarive të natyrës sindikaliste në terren në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve
  4. Qendër studimore në funksion të monitorimit të zbatueshmërisë së të drejtave të punëtorëve.

Objekti i aktivitetit të Qendrës i përmbledhur është:

  • Nxitja dhe krijimi i një Qendre Aktivizmi dhe Shërbimesh pёr zёrin e punëmarrësve dhe të punësuarve  nëpërmjet aktivizimit, integrimit, pjesëmarrjes dhe mbështetjes së zërit të tyre apo grupeve të interesit që i përfaqësojnë, në nisma për zhvillim të qëndrueshëm të të drejtave të tyre në punë dhe shoqëri.
  • Pritja dhe adresimi në strukturat kompetente, i çdo ankese, kërkese apo çdo shqetësimi të punëmarrësve dhe të punësuarve për mosdhënie të lejeve, pagës, shpërblimeve të tjera dhe sigurimeve shoqërore e shëndetësore, në përputhje me ligjin ose kontratën, mossigurim të kushteve të plota të shëndetit dhe sigurisë në punë, konfliktet dhe abuzimet nga punëdhënësi gjatë punës, për kontratat kolektive dhe individuale të punës, largim të padrejtë dhe të pamotivuar nga puna etj.
  • Ndërmjetësimi i konflikteve në vendin e punës, mbështetja dhe asistimi i organizatave të punëmarrësve në zgjidhjen e konflikteve të punës, inkurajimi dhe asistimi i anëtarësimit të punëmarrësve në sindikata.
  • Mbështetje dhe asistim për organizimin kolektiv të punëmarrësve në ndërmarrje/institucion/degë apo në çdo nivel tjetër. Të mbështesë riorganizimet kolektive ekzistuese të punonjësve ose krijime të reja të organizatave të punëmarrësve në çdo nivel, në rast se vlerësohet e nvojshme.
  • Inkurajim, bashkërendim, nxitje dhe asistim për organizatat e ndryshme që ushtrojnë aktivitetin në fushën e marrëdhënieve të punës dhe dialogut social, nëpërmjet mbështetjes dhe asistencës në kontraktimin kolektiv, aksionet e karakterit civil, ligjor apo sindikal, etj.
  • Mbështetje dhe organizim seminaresh, workshope, fushata sensibilizuese, tubime, greva, protesta, manifestime dhe çdo lloj tjetër angazhimi civil dhe qytetar për arritjen e objektivave të Qendrës.
  • Prodhim dhe shpërndarje fletëpalosjesh me informacione mbi të drejtat e punëmarrësve.
  • Prodhim klipesh informuese për mediat e çdo lloj dhe kategorie dhe fushata informimi.
  • Mini dokumentare me rrëfime dhe histori njerëzore nga kategori punëtorësh.
  • Të krijojë një qendër dokumentimi mbi të drejtat në punë dhe diskriminimin social.
  • Sondazhe në kompani dhe kategori të përzgjedhura për të kuptuar nivelin e respektimit të të drejtave të punëtorëve.
  • Studim për zbatueshmërinë e skemave të përgjegjësisë sociale të korporatave.
  • Ndjekje dhe ofrim konsulencë ose ndihmë ligjore, nëpërmjet këshillave, konsulencave dhe përfaqësimit në Gjykatat e çdo niveli apo në çdo institucion publik apo privat për organizatat, individët dhe grup – individët që përfshihen në misionin e qendrës.
  • Nxitja e bashkëpunimit me organizata të ndryshme institucione publike, organizata, shoqëri tregtare, shoqata, sindikata, fondacione, qendra, të varura ose jo, si dhe me individë të tjerë, brenda dhe jashtë vendit me qëllim luftën kundër fenomeneve negative në marrëdhëniet e punës dhe në përgjithsi për gjithë shoqërinë.
  • Edukimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare mbi të drejtat e punëmarrësve në marrëdhëniet e punës, shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut, nxitja e përmirësimeve në sistemin ligjor, zhvillimin e komunitetit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Aktiviteti i saj ka filluar në janar 2017 nëpërmjet disa aktiviteteve prezantuese me partnerë të ndryshëm dhe grupe interesi, siç janë sindikatat e nivelit qendror dhe ato në nivel ndërmarrjeje, Institucionet Shtetërore, organizatat e punëdhënësve dhe gjatë vitit të parë të punës do të mbështetet më tepër në sektorët e naftës dhe minierave, por edhe në sektore të tjerë që do të dalë e nevojshme gjatë aktivitetit të saj në vijim.

Shumë shpejt në javët në vazhdim, qendra do të bëjë lançimin e saj zyrtar ku do të jenë të ftuar institucionet shtetërore, sindikata, organizatat e ndryshme që kanë aktivitet në marrëdhëniet e punës.

Për më shumë për aktivitetet prezantuese të muajit të parë, ju lutemi shihni

webin e qendrështtp://clrsd.org/      

email: info@clrsd.org

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës