Humb betejën me kancerin aktori i famshëm i filmit ‘Harry Potter’

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori legjendar John Hurt.

Aktori i njohur, karriera e të cilit u shtri më shumë se 6 dekada, ka vuajtur nga kanceri i pankreasit dhe probleme intestinale gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2015 ai u trajtua për kancerin e pankreasit, megjithatë vazhdoi të kishte akoma probleme shëndetësore.

Hurt ka luajtur 206 role në karrierën e vet dhe është nominuar 2 herë për çmimin Oskar. Ndër rolet më të spikatur të tij kanë qenë, doktori në serialin  “Doctor Who”, John Merrick në filmin “The elephant man”, z. Ollivander (shkop-bërësi magjik) tek serialet e Harry Potter.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit