Ilir Beqaj, mesazh për të ndjerën: “Si ishte cilësia e shërbimit që morët?”

Blertina Koka / Shëndet+

sms2

 

“I/e nderuar S.., unë jam Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në 02/03/2016 ju keni vizituar QSUT. Ju lutem, përgjigjuni me sms falas në këtë numër duke vlerësuar cilësinë e shërbimit që morët. Ju faleminderit!” Ky është mesazhi që kreu i shëndetësisë shqiptare i dërgon djalit të një shtetaseje, e cila ka ndërruar jetë para dy muajsh.

Ky mesazh ka irrituar djalin e së ndjerës, fotografin e njohur Felix Bani, i cili ka postuar në internet mesazhin e ardhur në numrin e tij bashkë me një koment të gjatë.

sms

“Papërgjeshmëria e Ilir Beqës në këto lloj dacibaosh është e frikshme. E para, Nëna ime ka 2 muaj e gjysmë që ka ndërruar jetë. Dhe këtu ku ka ardhur ky mesazh, është numri im dhe unë quhem Felix Bilani. Me këtë gjë treguat thjesht që jeni bërë zyrë funerali dhe asgjë me tepër”, shkruan z. Bilani në llogarinë e tij në Facebook.

Ai i ka pyetur se ku e kanë marrë këtë numër, duke qenë se nëna e tij e ndjerë kishte qenë në momentet e fundit në këtë datë, ndërsa përgjigja që i vjen është “Faleminderit për përgjigjen tuaj!”.

sms_Felix Bani

Në postimin e tij në “Facebook”, fotografi i njohur i rendit skandalet e njëpasnjëshme ministrit të Shëndetësisë dhe premton se që tani e tutje do të merret vetëm me QSUT-në dhe ministrin e Shëndetësisë.

Kjo tregon edhe njëherë për falsitetin e kreut të shëndetësisë dhe ‘lolove” të tij, të cilëve nuk është se ju intereson shumë jeta e njerëzve, por e bëjnë gjithçka për “sy e faqe”.

Lexoni shkrimin e plotë të fotografit Felix Bani.

Papergjegjmeria e Ilir Beqes ne keto lloj dacibaosh eshte e frikshme ……..e para Nena ime ka 2 muaj e gjysem qe ka nderruar jete. Dhe ketu ku ardhur ky mesazh eshte numri im dhe une quhem Felix Bilani. Me kete gje treguat thjesht qe jeni bere zyre funerali dhe asgje me teper. Por meqe je cun trendy po te them nja dy gjera per sherbin tend…..1 urgjenca e tiranes eshte 0 ndersa mjeket jane asa…
2. Nje drejtorese qe u thote kirurgeve ne mbledhje qe edhe une po te lexoj operoj tregon sa i pergjegjshem je 
3. Ne qendren qe ti e quan spitalore akoma perdoret analgine gje qe eshte e ndaluar ne pothuajse te gjitha vendet e botes
4. Ilacet qe ti tenderon jane te dhjera sepse nuk bejne asnje efekt
4. Vec termit kabul qsut nuk ka emer tjeter
5. Mjeket paguajne cdo dite parkimin qe ti ke dhene me koncesion 
6. Ne sallat e operacionit nuk ke as penje dhe as kapese per te mbyllur plaget dhe kur ne i blejme vete histerizmi i njerezve qe ti ke vene aty e quan korrupsion.
Tani nja dy fjale te thjeshta ……meqe nje gafe e tille per mua eshte skandal …..tani nese nuk e ke harruar, ti e di qe une kam nje kariere goxha te mire ne media edhe pse nuk punoj me ne to. Por te premtoj qe do kthehem dhe do merem vetem me qsut dhe min e shendetesise te premtoj.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak