Infeksionet urinare, si të siguroni shërim të shpejtë dhe të parandaloni rishfaqjen e tyre?

Blerina Bombaj, dietologe

Infeksionet urinare janë ndër infeksionet bakteriale më të shpeshta dhe prekin më së shumti femrat. Këto infeksione mund të bëhen kronike, me një shfaqje rreth 3 herë në vit. E. coli është bakteri më i zakonshëm përgjegjës për infeksionet urinare, të cilat, nëse nuk trajtohen në kohë dhe siç duhet, mund të rezultojnë fatale.

Qëllimi i terapisë ushqimore është të ruhet funksioni i veshkave, të kontrollohet presioni i gjakut, të acidifikohet urina në mënyrë që të evitohet shtimi i mikroorganizmave patogjen dhe të parandalohet bakteremia.

Ushqimet që rekomandohen dhe ato që duhet të evitohen

  • Nëse funksioni renal është optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilësore është e domosdoshme. Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës, dhe djathi duhet të jenë prezente në çdo vakt.
  • Thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojnë acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urinës. Misri, thjerrëzat, buka, brumërat, kikirikët, dhe arrat gjithashtu rrisin e aciditetin në urinë.
  • Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitaminë C është e nevojshme për të parandaluar rishfaqjen e infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq.
  • 1 lëng karote me portokall çdo mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit.
  • Çaji i boronicës dhe trëndafilit të egër mund të ndihmojë, edhe pse nuk ka vërtetim shkencor për këtë.
  • Të evitohet kafeina dhe alkooli.
  • Të konsumohet ujë mjaftueshëm.
  • Të preferohen probiotikë dhe ushqime që i përmbajnë ato, si kosi i shtëpisë, sidomos pas përdorimit të antibiotikëve.

Cistiti i fshikëzës së urinës

Kur infeksioni prek fshikëzën e urinës, rezulton në dhimbje dhe irritim të saj. Persona të prekur nga cistiti raportojnë lehtësim të simptomave pasi ndërpresin konsumin e kafeinës, alkoolit, domates, specave, agrumeve, dhe erëzave pikante.

 

Postime të ngjashme

A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje