Inflamacioni është pikënisja për më të shumtën e sëmundjeve të plakjes

Blerina Bombaj, dietologe

Inflamacioni – rrënja e gjithë të këqijave

Inflamacioni është reagim i sistemit imunitar për të shëruar një plagë, përballuar një traumë, apo për të luftuar mikrobe dhe viruse patogjen. Ky reagim është një varg reaksionesh kimike ku përfshihen substanca të ndryshme që trupi prodhon për të shkatërruar “armiqtë”. Normalisht, këto reaksione duhet të ndalojnë në momentin që shkaku largohet. Por, nuk ndodh gjithmonë kështu. Për arsye të ndryshme, të njohura dhe më pak të njohura, shumë njerëz ndodhen nën një inflamacion kronik, pasojat e të cilit janë shkatërrimtare për shëndetin. Këtu sistemi ynë imunitar, në vend që të jetë mbrojtësi ynë, sulmon vetë organizmin.

Pasojat e inflamacionit kronik

Jo më kot e kam quajtur titullin se inflamacioni është rrënja e gjithë të këqijave për shëndetin tonë. Një trup që është gjatë gjithë kohës me sistemin imunitar ”të kurdisur” është tepër delikat dhe i brishtë ndaj sëmundjeve dhe dështimit të funksionit fiziologjik të organeve dhe sistemeve jetësore.

Inflamacioni i vazhdueshëm lidhet me shfaqjen e:

  • Kancerit
  • Diabetit
  • Sëmundjeve të zemrës
  • Artirit
  • Alzheimerit
  • Depresionit

Mënyra e jetesës

Jeta sedentare, konsumi i alkoolit, duhanpirja dhe sidomos STRESI janë faktorë që gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e inflamacionit kronik.

Mos harroni

Inflamacioni kronik eshte i lidhur me menyren modern te jeteses dhe me pasoja shkaterrimtare. Frenojeni perpara se t’ju ver per poshte shendetin dhe te jete teper vone per ta korrigjuar.

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë