Institucionet arsimore dhe format e arsimimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

DISPOZITAT NORMATIVE PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR

Tiranë, 2013

KREU II

INSTITUCIONET ARSIMORE DHE FORMAT E ARSIMIMIT

Neni 14

Institucionet në sistemin arsimor parauniversitar

Në sistemin arsimor parauniversitar funksionojnë kopshtet, shkollat dhe institucionet plotësuese, të cilat janë publike ose private.

Neni 15

Qendrat kulturore të fëmijëve

Qendrat kulturore të fëmijëve janë institucione plotësuese, të cilat janë në varësi të njësive të qeverisjes vendore dhe hapen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 16

Format e arsimimit

Format e arsimimit në shkolla janë: a) arsimim me kohë të plotë; b) arsimim me kohë të pjesshme; c) arsimim në distancë.

Neni 17

Arsimimi në kushtet e shtëpisë

Arsimimi në kushtet e shtëpisë ofrohet në raste të veçanta, për të gjitha klasat e arsimit bazë ose vetëm për disa prej tyre. Ministri përcakton rastet e veçanta, kriteret dhe procedurat për arsimimin në kushtet e shtëpisë.

Neni 18

Arsimimi në institucionet joshkollore

Ministria, në bashkëpunim me organet përkatëse, siguron arsimimin për individët e moshës shkollore në institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe në institucione të përkujdesjes shoqërore.

Neni 19

Përkujdesje për kategori të veçanta të nxënësve

Kategorive të veçanta të nxënësve u sigurohet kujdes i posaçëm nga shteti. Format dhe kriteret e përkujdesjes përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 20

Shërbimi psiko-social në institucionet arsimore

1. Njësitë arsimore vendore u sigurojnë shërbim psiko-social nxënësve dhe punonjësve të institucioneve arsimore. 2. Shërbimi psiko-social ofron mbështetje nëpërmjet psikologëve ose punonjësve socialë për trajtimin e problematikave të rasteve të ndryshme, vlerësimin e rasteve të fëmijëve me nevoja të veçanta psiko-sociale, hartimin e programeve parandaluese, sipas nevojave të komunitetit shkollor

Postime të ngjashme

4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
ISHSH: inspektohen 511 subjekte arsimore për kushtet higjieno-sanitare
Situatë kritike në çerdhe e kopshte, kompromiset po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve
Sa paguajnë prindërit shqiptarë për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve
Urdhri i prerë i MAS-it: Asnjë fëmijë nuk regjistrohet në kopsht nëse nuk plotëson këtë kusht
Debati për menunë e re, drejtoresha e kopshteve u përgjigjet kritikëve
Trajnim me grupin e monitorimit dhe partnerët e projektit “Rrjeti -Lëviz për kopshtin tim”
Konkluzionet e nxjerra nga studimi “Lëviz për Kopshtin Tim”