Ja antibiotikët më të fuqishëm që nuk kërkojnë recetë mjekësore

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Antibiotikët janë një nga medikamentet që s’duhet të merren kurrsesi pa recetën e mjekut për shkak se ato mund t’ju japin efekte anësore. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa antibiotikë natyral që janë shumë të fuqishëm dhe njëkohësisht nuk kërkojnë recetën e një mjeku për përdorimin e tyre.

antibiotik natyralHudhra: është përdorur për mijëra vjet në mjekësinë alternative si një medikament i fuqishëm. Hudhra ke veti antibiotike, antivirale, antifungale, antimikrobale dhe është në gjendje të ndihmojë në heqjen e baktereve antipatike nga trupi. Ajo është e pasur me antioksidantë natyrorë që shkatërrojnë radikalet e lira dhe njëkohësisht forcon sistemin imunitar. Përbërësi më aktiv në hudhër është allicina, komponent kyç që ndihmon në largimin e baktereve të dëmshme. Mirë është që hudhrën ta hani të freskët në mënyrë që të merrni të gjitha përfitimet e saj, por mund ta përdorni edhe në gatime të ndryshme.

Vaji esencial i rigonit: ky vaj shërben për largimin e baktereve patogjene nga trupi pa hequr bakteret e dobishme. Ky vaj esencial ka veti antivirale, antifungale, antibiotike etj. Përbërësi kyç në vajin e rigonit është karvakroli dhe ky është pikërisht ai përbërës që e bën vajin esencial të rigonit një antibiotik të fuqishëm.

Mjalti i papërpunuar: është i njohur si një ilaç natyral që nuk sjell asnjë efekt anësor pas përdorimit të tij. Mjalti mund të largojë një gamë të gjerë bakteresh patogjene nga trupi.

Kjo nuk është një listë shteruese e antibiotikëve natyrore sepse në këtë listë mund të futen edhe limoni, vaji esencial i karafilit, vaji i ullirit ekstra i virgjër, qepa dhe një sërë produktesh të tjera që janë mjaft të mira në trajtimin e disa sëmundjeve, sigurisht që kur ato nuk janë në një fazë të agravuar./ Burimi: realfarmacy.com

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit