Ja çfarë ndodh me shëndetin tuaj nëse konsumoni çdo ditë arra

Të gjithë e dimë se arrat janë të pasura me fibra dhe antioksidues. Prej tyre kemi përfitime të ndryshme shëndetësore:

  • Arrat janë të mira për trurin

arra shendetArrat përmbajnë përbërës që mbrojnë neuronet, ku përfshihen folati, vitamina E, melatonina, antioksiduesit dhe yndyrnat omega-3. Studimet treguan se konsumimi i arrave i jep shëndet trurit dhe rrit arsyetimin tek të rinjtë.

  • Lufton kancerin

Studiimet tregojnë se arrat mund të ulin rrezikun e prostatës dhe kancerit të gjirit. Në total, dieta me arra ul rritjen e kancerit të prostatës me 30-40%

  • Përmirëson shëndetin riprodhues tek meshkujt

Arrat përmirësojnë fertilitetin tek burrat. Studimet tregojnë set tek burrat që hanin në stilin perëndimor, shtimi i 75 gramë arrave çdo ditë u përmirësonte cilësinë e spermës.

  • Shkakton gjumë

Arrat përmbajnë melatoninë, një përbërës përgjegjës për t’i përcjellë trurit sinjalet lidhur me ciklin dritë-errësirë.

  • E bën lëkurën të shkëlqejë

Arrat janë të pasura me antioksidues dhe vitaminat B që ndihmojnë kundër dëmtimit të lëkurës dhe plakjes së saj.

  • Parandalon diabetin

Yndyrnat e arrës është parë se kanë ndihmuar në parametrat metabolikë të personave me diabet të tipit 2.

  • Parandalon sëmundjet e zemrës

Arrat përmbajnë sasinë më të madhe të antioksiduesve, që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të zemrës dhe shkatërrojnë radikalet e lira. Edhe omega-3 e gjendur në arra ndihmon kundër kolesterolit të keq

  • Ndihmojnë në kontrollin e peshës

Shtimi i disa arrave në dietën tuaj ndihmon në mbajtjen e një peshe ideale.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeka

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?