Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur konsumoni dy banane në ditë

Të gjithë duam të jemi të shëndetshëm dhe për këtë duhet konsumojmë sa më pak ushqime të konservuara. Një nga ushqimet që parandalon problemet shëndetësore është banania. Ky frut është i pasur me vitamina, vlera ushqyese dhe fibra.

Doni të dini më shumë rreth këtij fruti? Lexoni më poshtë!

  1. BananaBanania ndihmon të kalojmë depresionin.

Bananet përmbajnë triptofan, i cili konvertohet në serotoninë nga trupi ynë. Ky proces konvertimi na ndihmon të relaksohemi dhe të ndihemi të lumtur.

  1. Është shumë e mirë për flokët

Banania thuhet se është shumë e pasur me kalium, vajra natyrale, karbohidrate dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në zbutjen e flokëve. Ajo mbron gjithashtu elasticitetin e flokëve dhe pengon ndarjen në fund të tyre.

  1. Banania konsiderohet si burim energjie

Banania është konsideruar si një burim i mirë energjie, pasi është e pasur me vitamina dhe minerale.

  1. Banania ndihmon në rastin e sëmundjes së anemisë

Banania është një burim i pasur i hekurit, që ndihmon në stimulimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe prodhimin e hemoglobinës.

  1. Ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut

Meqë bananet përmbajnë shumë pak sodium dhe janë të pasura me potasium, ata konsiderohen si ushqimi i duhur për pacientët që kanë probleme me tensionin e gjakut dhe me zemrën (Kujdes! Nëse hahen në sasi, mund të ndërhyjnë me ilaçet për zemrën!).

Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?