Ja çfarë të vendosni rreth syve për të parandaluar procesin e rrudhosjes së tyre

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

sy rrudhaMosha sjell shumë ndryshime në trup, të cilat janë më të dukshme në fytyrë. Rrudhat e krijuara në anët e syve nuk përbëjnë përjashtim. Këto rrudha zakonisht shfaqen pas të 30- tave. Arsyeja kryesore për shfaqjen e këtyre rrudhave është reduktimi i prodhimit të kolagjenit i cili është përgjegjës për elasticitetin e lëkurës suaj.

Ja disa produkte natyrale që ju sigurojnë rivendosjen e elasticitet në lëkurën tuaj.

E bardhë veze: është plot me proteina, e cila stimulon prodhimin e kolagjenit, dhe zvogëlon rrudhat në anët e syve. Thjesht thyeni një vezë të bardhë. Rriheni pak derisa të krijojë shkumë. Aplikojeni këtë masë rreth syve dhe mollëzave. Lereni të veprojë për 10 minuta. Më pas, hiqeni nga fytyra duke përdorur një copë pambuku të zhytur më parë në ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë.

Vaj kokosi: ky vaj është i pasur me vitaminë E, e cila jo vetëm që hidraton lëkurën, por edhe ushqen qelizat e lëkurës dhe indet. Për më tepër, vaj kokosit përmban sasi të larta të acidit linoleik, i cili ka aftësinë për të rregullojë indet e dëmtuara të lëkurës, duke parandaluar plakjen e lëkurës që zakonisht ndodh me kalimin e moshës.

Ky trajtim me vaj kokosi është shumë i thjeshtë. Çdo natë para se të shkoni në shtrat, vendosni disa pika vaj kokosi në lëkurën rreth syve. Sa më gjatë ta lini në lëkurë, aq më shumë rezultate jep.

 Burimi: healthyfoodteam.com

 

 

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha