Ja ilaçi më i mirë natyral që trajton reumatizmën dhe dhimbjet e tjera të muskujve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

spec djegesDhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente. Ilaçi që do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë efikas në qetësimin e dhimbjeve reumatike dhe dhimbjeve të tjera. Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në lehtësimin e dhimbjeve sepse nxit qarkullimin e gjakut.

Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët djegës dhe 2 gota vaj ulliri ekstra i virgjër. Lajini specat dhe pritini në copa të vogla. Futini në një kavanoz qelqi dhe hidhini 2 gotat e vajit sipër. Lëreni vajin e specave të qëndrojë në një vend të errët e të thatë për 7 ditë. Pas këtyre ditëve, kullojeni vajin me anë të një nape. Masazhoni zonat që ju dhembin me këtë vaj. Këtë proçedurë mund ta përdorni 2 herë në ditë, derisa dhimbjet t’ju kenë kaluar plotësisht. Është e rëndësishme që ta mbani trupin ngrohtë pasi të keni aplikuar masazhin me vajin djegës./ www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit