Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që prek një numër të madh njerëzish dhe ulja e tij mundësohet nga medikamente specifike. Në këtë postim do t’ju paraqesim një kurë të thjeshtë natyrale që ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Mjalti me arra është kura natyrale që ju vjen në ndihmë personave që vuajnë nga kjo sëmundje. Kjo përzierje është e bollshme në minerale, proteina, yndyrna të shëndetshme, vitamina esenciale dhe karbohidrate.
Në rast se vuani nga tensioni i lartë i gjakut, kjo përzierje do të shërbejë si ilaç natyral për ta ulur lehtë dhe shpejt. Konsumoni një lugë gjelle mjaltë me arra në mëngjes, në drekë dhe në darkë. Përveç se ul tensionin e gjakut kjo përzierje është e dobishme për të trajtuar ulcerat, shëron dhimbjen e kokës, trajton pagjumësinë, rrit sistemin imunitar, përshpejton metabolizmin etj./ Burimi: steptohealth


