Ja me çfarë ushqehet Messi që luan kaq mirë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

“Ha si një kampion, luaj si kampion”, ky është çelësi i suksesit për një ndër lojtarët më të mirë të futbollit, Lionel Messi. Personi që kujdeset për mirëushqyerjen e tij, Dr Giuliano Poser, ka zbuluar dietën sekrete të yllit të Barcelonës.Lionel Messi

“Uji, vaji i mirë i ullirit, drithërat, frutat e freskëta dhe perimet bio janë disa nga produktet që ndihmojnë një sportist”, tregoi Poser për Mundo Deportivo.

“Frutat e thata dhe farat e lirit janë gjithashtu shumë të mira”, rekomandon eksperti italian i dietave.

“Vetëm se pa sheqer. Ky është armiku më i keq për muskujt. Edhe miellrat e rafinuar janë një problem i madh, kjo sepse sot është e vështirë të gjesh drithëra që nuk janë bërë më parë me pesticide”, shpjegon Poser.

Poser e ka këshilluar Messin edhe për një përdorim të reduktuar të kripës, për të cilën gjithsesi trupi dhe muskujt kanë nevojë. “Kripa është e mirë, por në sasi të moderuar, pasi muskujt dhe trupi kanë nevojë për të” shtoi ai.

Mjeku italian foli edhe për konsumin e mishit nga Messi, që është më i ulët nga sa ndodh zakonisht me popullsinë në Argjentinë dhe Uruguai, duke qenë se është i vështirë për t’u tretur.

Burimi: Marca.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?