Ja pasojat që shkakton përdorimi afatgjatë i aspirinës

Aspirina është një nga medikamentet më të përdorura nga njerëzit pa rekomandimin e mjekut. Ajo është medikamenti i parë që përdoret kundër çdo dhimbjeje apo shqetësimi. Por, a keni menduar ndonjëherë për pasojat negative që aspirina ilacesjell aspirina nëse përdoret për një periudhë afatgjatë?

“Asipirina nuk është një ilaç që mund të përdoret për një periudhë afatgjatë pa sjellë pasoja”, thotë Ravi Hira, autori i studimit dhe kardiolog në Kolegjin Beilor në Nju Jork, SHBA.

Dr. Hira vë në dukje se një dozë e papërshtatshme aspirine dhe përdorimi i përditshëm i saj mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme, madje edhe goditje në tru. Shumë njerëz e injorojnë këtë fakt, pjesërisht për shkak se aspirina është një ilaç aq i përhapur, sa mund të përthithet lehtë. Sipas dr.Hirës, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun edhe kur përdorni aspirinë, sepse konsumimi i tepërt i saj dhe në mënyrë të pakontrolluar mund të çojë në krizë zemre apo goditje në tru. Mjeku do të përcaktojë jo vetëm rrezikun që mund të paraqesë aspirina në trupin tuaj, por do të paraqesë dhe një terapi të përshtatshme, sepse aspirina nuk mund të përdoret për çdo lloj dhimbje apo sëmundje.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthcentral

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës