Ja problemet shëndetësore që mund t’i trajtoni me banane dhe jo ilaçe

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Bananet janë një nga frutat më të dobishme ekzotike, ato janë të pasura me karbohidrate e fibra. Përveçse ju rrisin nivelin e energjisë, bananet mund të përdoren edhe si mjet alternativ për të trajtuar disa probleme shëndetësore. Ja disa prej tyre:

bananeTensioni i lartë i gjakut: bananet janë të pasura me kalium, element i cili është shumë efikas në rregullimin e niveleve të presionit të gjakut sepse neutralizon nivelet e natriumit në trup. Natriumi është i njohur si një nga shkaktërët kryesore të hipertensionit. Në mënyrë që të mbani presionin e gjakut nën kontroll, fillojeni mëngjesin me një banane.

Stresi: sipas studimeve të fundit, stresi është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve. Stresi kronik dëmton rëndë shëndetin e përgjithshëm. Bananet janë të pasura me kalium dhe do t’ju ndihmojnë të stabilizoni rrahjet e zemrës si dhe do t’ju ndihmojnë të furnizoni në mënyrë të mjaftueshme trurin me oksigjen.

Depresioni: kosnumimi i rregullt i bananeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoni ndjeshëm gjendjen shpirtërore dhe të luftoni depresionin. Kjo për arsye se bananet kanë përmbajtje të lartë të triptofanit, aminoacid i cili stimulon sekretimin e serotoninës, hormoni i lumturisë.

Fryrja e stomakut dhe kapsllëku: përveç kaliumit dhe triptofanit, bananet janë të pasura edhe me pektinë, element i cili është shumë i dobishëm për përmirësimin e tretjes dhe eleminimin e toksinave nga trupi. Bananet veprojnë si probiotikë dhe stimulojnë funksionin e zorrëve dhe eleminojnë fryrjen e stomakut dhe kapsllëkun. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit